
Ecuria e mrekullueshme e Interit në sezonin aktual sigurisht vijon ti motivojë drejtuesit për të dhënë më të mirën gjatë merkatos së verës.
Fillimisht fitimi i Superkupës së Italisë dhe tashmë afër titullit të 20-të kampion në Serinë A, i kanë shëndërruar zikaltërit në një rival për tu patur frikë.
Megjithatë, gjithmonë sukseset duhet të pasohen me tentativat e vazhdueshme në funksion të përmirësimit dhe një ndër objektivat e Simone Inzaghit do të jetë përforcimi i metrave të fundit.
Ciro Immobile është bërë pjesë e listës se ishi-t të Lazios, i cili me italianët ka vënë diktatin, në një ndër pesë kampionatet më të rëndësishëm të Europës.
Numri një i stolit e njeh shumë mirë bashkombasin për arsye se e kishte nën urdhërat e tij në të kaluarën, golashënues që të befason atëherë kur nuk e pret.
Pavarësisht moshës, 34 vite mbi supe tashmë, Ciro Immobile e ka treguar gjatë tetë sezoneve me kryeqytetasit se çfarë është i aftë të bëjë dhe kurrsesi drejtuesit e Interit s’duan ta humbasin këtë mundësi dhe të formojnë një treshe të frikshme bashkë me Marcus Thuram dhe Lautaro Martinez.
Titulli kampion natyrisht do ti shërbejë lojtarëve të Interit si motivim për të vijuar në këtë linjë, ekip i cili do të mbahet mend pasi uli nga froni Juventusin pas nëntë sezoneve, nën drejtimin e Antonio Contes.
10 gola në 38 sfida janë statistikat e Ciro Immobiles deri më tani, tejet i rrezikshëm për çdo rival.



