Real Madridi, tjetër alternativë për sulmin

Real Madridi, tjetër alternativë për sulmin

 Pas eleminimit të trishtë në Champions League, Real Madridi menjëherë ka filluar të mendojë për sezonin e ardhshëm dhe tanimë është fokusuar totalisht tek merkatoja.

Boshllëku në vijën e sulmit i ka shqetësuar jo pak ‘’ Galaktikët ‘’ , të cilët prej kohësh po tentojnë firmosjen me zëvëndësuesin ideal të Karim Benzemas , të cilit nuk i mbetet edhe shumë kohë në futbollin e luajtur.

Sipas të famshmes ‘ Relevo ‘, në orët e fundit në kampin kryeqytetas ka filluar të qarkullojë emri i Joselu-t, lojtar që aktivizohet në rradhët e Espanyolit, skuadër që rrezikon rënien në Segunda Division.

Vlera e kartonit të spanjollit arrin 15 milionë eurot por përveç 33 vjeçarit , edhe Victor Osmihen dhe Dusan Vlahovic po analizohen nga drejtuesit e ‘’ Los Merengues ‘’ .

Në aspektin e vlerës së kartonit , Real Madridit i leverdis akordi me Joselun dhe një arsye me tepër është se e njeh shumë mirë La Ligan dhe mund të adaptohet menjëherë .

Nëse do të transferohet në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ , për Joselun do të ishte një rikthim mbrapa në kohë duke qenë se ishte produkt i akademisë së Real Madridit dhe për më tepër do të ishte përsëri pjesë e një ndër klubeve më të famshëm të historisë së futbollit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy