Euro U-19 për vajza/ Shqipëria U-19 mposhtet nga Skocia në “Elbasan Arena”

Euro U-19 për vajza/ Shqipëria U-19 mposhtet nga Skocia në “Elbasan Arena”

Shqipëria U-19, u mposht me rezultatin 3-0 nga Skocia në “Elbasan Arena”, në ndeshjen e tretë të vlefshme për raundin e dytë kualifikues të Europianit.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0. Skocezet e nisin më mirë pjesën e dytë të lojës, duke marrë avantazhin në minutën e 55-të me Mcclearyn, ndërsa shënojnë edhe dy gola të tjerë në minutat 63’ dhe 69’, që duket se goditi psikologjikisht vajzat kuqezi, që e patën të vështirë të reagojnë siç duhet.

Ndeshja mbyllet me rezultatin 3-0 në favor të Skocisë, që siguron kështu vendin e parë në grup dhe ngjitjen në Ligën A për edicionin e ardhshëm kualifikues.

Pavarësisht se nuk ia dolën të ngjiten në Ligën A, vajzat kuqezi zhvilluan një edicion kualifikues të mirë duke dominuar në dy sfidat e para ndaj Qipros dhe Lihtenshtejnit dhe duke siguruar 6 pikë në dy ndeshje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy