
Fuqizimi i krahut të djathtë të mbrojtjes vijon të mbetet një ndër objektivat kryesorë të drejtuesve të Real Madridit për merkaton vijuese.
Këtë herë madrilenët nuk i kanë kaluar kufinjtë dhe janë përqëndruar të anësori i Gironas Yan Couto, i cili po zhvillon një sezon për tu mbajtur mend.
21 vjeçari ishte shumë afër Barcelonës në merkaton e kaluar verore por katalanasit ia arritën të siguronin qèndrimin e tij në ‘’ Montilvi ‘’.
Gjithsesi prezencat e shkëlqyera gjatë sfidave, të shoqëruara me një nivel mbresëlënës të Gironas në La Liga janë pasuar me interesin e një ndër klubeve më të njohur në botë siç janë ‘’ Galaktikët ‘’.
Për lojtarin nga Curitiba një kalim në mitikun ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ do të konsiderohej një hap shumë i suksesshëm, i cili e meriton të bëhet pjesë e një ekipi elite pasi ecuria e dertanishme është mjaft bindëse.
Pavarësisht se Real Madridi ka zhvilluar një fazë të parë shumë të mirë si në La Liga ashtu edhe në Champions League , përforcimi i prapavijës, kryesisht ana e djathtë e mbrojtjes është prioritet për ‘’ Los Blancos ‘’ në çdo periudhë transferimesh.
Deri më tani Yan Couto numëron 17 sfida dhe 1 gol me Gironan dhe interesi i Real Madridit ja rrit ndjeshëm vlerat.



