Xavi prezantohet te Barcelona: Do rikthejmë skuadrën aty ku e meriton

Xavi prezantohet te Barcelona: Do rikthejmë skuadrën aty ku e meriton

Xavi Hernandez është prezantuar ditën e sotme si trajneri më i ri i Barcelonës. Spanjolli rikthehet kështu në "Camp Nou", pas 6 viteve, por këtë herë në rolin e trajnerit. 

Pas sukseseve të shumta që arriti si futbollist, tashmë do të kërkojë të bëjë të njëjtëm gjë edhe si trajner. Pritshmëritë janë të mëdha për Xavin, ndonëse Barcelona ndodhet në një moment të vështirë dhe delikat. 

Në fjalët e para si trajner i Barcelonës, Xavi tha se mori drejtimin e Barcelonës, për ta kthyer atje ku e meriton. 

"Fillimisht dua të falenderoj klubin për besimin dhe jam këtu për të bërë mirë, për të fituar dhe për të rikthyer skuadrën aty ku e meriton. Jam shumë, shumë i lumtur që jam këtu, në shtëpi, në klubin më të madh në botë. Do provojmë të ringrihemi shumë shpejtë, të fitojmë cdo ndeshje dhe të rikthejmë troftë, këtu në këtë stadium”, u shpreh ai.

Xavi do të zëvendësojë te skuadra katalanase, Ronald Koeman, i cili u shkarkua pak ditë më parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy