Manchester United, tjetër opsion për sulmin

Manchester United, tjetër opsion për sulmin

 Tek Manchester United ka nisur puna referuar merkatos së verës.

 ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ kanë mbetur prej shumë vitesh në prapavijë në lidhje me titujt dhe ky aspekt sigurisht vijon ti shqetësojë drejtuesit. 

Parashikohet se më së shumti do të tentohet përforcimi i metrave të fundit duke qenë se problematikat në finalizim janë evidente. 

Morgan Rogers i Aston Villas është bërë pjesë e projektit të 20 herë kampionëve të Premier Leagues, me kryefjalë arritjen tek suksesi.

 23 vjeçari ka treguar se është një element potent i cili mund të adaptohet në çdo pozicion të ofensivës dhe sigurisht një nuhatës shumë i mirë goli. 

Rendimenti në sezonin aktual e ka përforcuar këtë ide, i cili ka kontribuar me 10 gola në 44 sfidat e deritanishme.

 Manchester United vijon të jetë një ndër më të fuqishmit në botë në aspektin ekonomik dhe ndoshta ky detaj gjatë periudhës së transferimeve do të bëjë diferencën. 

Gjithashtu, vlen të përmendet se pjesëmarrja e mundshme e gjigandëve të Premier Leagues në Champions League mund të rezultojë një avantazh gjatë tratativave me drejtuesit respektivë. 

Golashënuesi është në një moment kyç të karrierës e cila mund ti ndryshojë në çdo aspekt. 

Avram dhe Joel Glazer po e analizojnë ofertën për nxënësin e Unay Emery-s, e cila mund ti arrijë 90 milionë eurot.

 Largimi nga ‘’ Villa Parku ‘’ drejt ‘’ Pallatit të Endërrave ‘’ do të perceptohej edhe si një hap shumë i suksesshëm në karrierën e ishi-t të Middlesbrough, tejet i sikletshëm për çdo rival.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy