
Performanca e shkëlqyer e James Rodriguez në Kupën e Amerikës, kontributi i të cilit e ka ndihmuar Kolumbinë për të arritur në finale, sigurisht po pasohet me interesin e klubeve cilësorë.
Në La Liga do të zhvillohet një sfidë ndërmjet Atletico Madridit dhe Villarealit për mesfushorin, i cili aktivizohet në rradhët e Sao Paolos.

Si ‘’ Los Rojiblancos ‘’ ashtu edhe ‘’ Nëndetësja e Verdhë ‘’ synojnë të shtojnë cilësinë në këtë repart dhe eksperienca e 32 vjeçarit mund ti ndihmojë për të arritur objektivat në vijimësi.
Vizioni për lojën dhe kreativiteti janë dy komponentë të cilët e kanë shoqëruar gjithmonë lojtarin nga Cucuta, i cili tek brazilianët shikohet tejet komod por interesi i spanjollëve mund të shënojë rikthimin në kontinentin e vjetër.
Për më tepër kampionati spanjoll është një ambjent të cilin James Rodriguez e njeh mjaft mirë sepse ishte pjesë e Real Madridit në të kaluarën, i cili po shijon një moment ideal në karrierë me kombëtaren ‘’ Trikolor ‘’.
Kalimi në finale është një demostrim se James Rodriguez është rikthyer në versionin e tij më të mirë por duhet theksuar se do të jetë një sfidë shumë e luftuar për të marrë shërbimet e tij.
Primera Division është një ndër ligat më prestigjoze të Europës dhe për ishi-n e Portos konsiderohet një vlerësim më vete.



