Barcelona synon rinovimin me Hansi Flickun

Barcelona synon rinovimin me Hansi Flickun

Me mbërritjen e Hansi Flick në ‘’ Camp Nou ‘’ gjithçka tek Barcelona ka ndryshuar.

Ecuria e katalanasve si në La Liga ashtu edhe në Champions League është falë përkushtimit të gjermanit dhe drejtuesit kanë filluar të hedhin hapat për t’ia rinovuar kontratën.

Sipas ‘ Sport ‘, të martën e kaluar dy anëtarë të bordit drejtues zhvilluan një mbledhje me agjentin e 60 vjeçarit, me objektivin për të siguruar qëndrimin në Katalunjë, të paktën deri në 2027-tën, me mundësinë e rinovimit për një tjetër vit.

Rezultatet japin për të kuptuar se Joan Laporta ka qëlluar në shenjë me ishi-n e Bayern Munchenit, falë të cilit Barcelona ka hedhur hapa përpara në Champions League dhe kryeson kampionatin spanjoll.

Shkatërrimi i Borussia Dortmundit 4-0 në çerekfinalen e parë ishte një demostrim i potencialit të Hansi Flickut, i cili më përpara ka fituar Superkupën e Spanjës dhe do të zhvillojë edhe një finale kundër Real Madridit, e vlefshme për Kupën e Mbretit.

145 gola në 48 sfida është një statistikë mbresëlënëse, e cila ia lartëson figurën dhe nëse gjithçka do të vijojë me këto ritme, marrëveshja e rinovimit do të arrihet së shpejti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy