Shpenzojnë shuma marramendëse për trajnerë dhe futbollistë, Kina ofertë edhe për arbitra

Shpenzojnë shuma marramendëse për trajnerë dhe futbollistë, Kina ofertë edhe për arbitra

Nuk ndalet Kina, përveç shpenzimeve miliona euro për të transferuar lojtarët më të mëdhenjë, tani ata po mendojnë edhe për arbitrat. Etja për të patur sukses në arenën ndërkombëtare të futbollit ka bërë kinezët që jo vetëm të shpenzojnë shuma marramendëse për trajnerë dhe futbollistë, por edhe të sjellin risi në merkaton e futbollit.

Për ta përmirësuar këtë sport dhe për të qene konkurrentë kinezët kanë vendosur ti vënë skuadrat e tyre në kushte të barabarta me ato botërore. Objektivi i Superliges kineze është të afrojë edhe arbitra nga më të mirët. Mark Clattenburg, i kuotuar si më i miri në botë për momentin, i cili ka drejtuar finalen e kupës së federatës në angli, finalen e Champions League si dhe atë të kampionatit Europian kërkohet të shkojë të arbitrojë në kinë.

Në merkaton e arbitrave është edhe Haward Webb i cili është një prej kandidatëve për të mbikqyrur Video Asisstent Referee, në Major League Soccer në shtetet e bashkuara. Janari i 2017 mund të sjellë zhvillime të reja me hapjen e një dege të re të merkatos së futbollit, atë të xhaketave të zeza.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy