
Problemet e theksuara të Manchester United në ndeshjet e fundit e kanë vënë në qendër të kritikave trainerin Ole Gunnar Solskjaer .
Norvegjezi ka çeduar në realizimin e objektivave me ‘’ The Red Devilsat ‘’ dhe ky fakt e ka rrezikuar të ardhmen e 48 vjeçarit në pankinë . Dihet botërisht se tek anglezët kërkesa e llogarisë është një ndër më të lartat dhe ecuria e deritanishme tek 20 herë kampionët e Premier Leages ka lënë për të dëshiruar pavarësisht se janë një kërcënim real për çdo rival .
Zërat kanë nisur të qarkullojnë tek anglezët dhe sipas ‘ Calciomercatos ‘ preferohet Antonio Conte.
Italiani shikohet si i duhuri për të finalizuar këtë kapitull zhgënjyes gjithmonë nëse Ole Gunnar Solskjaer do të vijojë me dështimet . Suksesi i sezonit të kaluar me Interin do të mbahet mend shumë gjatë në memorien jo vetëm të zikaltërve por edhe të gjithë sportdashësve sepse ishte i vetmi teknik që mposhti dominimin 9 vjeçar të Juventusit në Scudetto duke i dhënë kampionatin e 19 -të skuadrës nga Milano .
Problematikat e trainerit nga Lecce me drejtuesit respektivë rezultuan një arsye e fortë për ti vënë pikën aventurës në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ por u largua me kokën lart sepse arriti atë që teknikët paraardhës nuk mundën për shumë vite .
Nëse kthehemi në retrospektivë Antonio Conte ka patur fatin të drejtojë londinezët e Chelseat me të cilët fitoi një kampionat dhe Fa Cup dhe e njeh në perfeksion Anglinë.
Vijimësia do të jetë një provë zjarri për Ole Gunnar Solskjaer i cili është i vetëdijshëm se nëse situata tek ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ s’do të pësojë ndryshime eksperienca në ‘’ Old Trafford ‘’ mund të përfundojë shumë shpejt .



