U fut me flamurin shqiptar në “Santiago Bernabeu”, por personi ishte turk

U fut me flamurin shqiptar në “Santiago Bernabeu”, por personi ishte turk

Real Madrid arriti një kualifikim të madh ditën e djeshme, pasi mposhti me një përmbysje të çmendur Manchester City.

Madrilenët u kualifikuan në finalen e Champions League, por ajo që tërhoqi vëmendjen sapo kishin filluar shtesat, ishte edhe një person që u fut në fushë me flamurin shqiptar.

Fillimisht u tha se personi ishte shqiptar, i quajtur Gimi, për shkak se ky ishte emri që mbante në bluzë. Megjithatë ditën e sotme është mësuar se personi që u fut në fushë me flamurin shqiptar është turk.

Ai quhet Gokhan dhe në stadium dje ishte me dy miq shqiptar, të cilët duket se e kanë nxitur për t’u futur në fushë me flamurin e Shqipërisë.

Pasi përqafoi sulmuesin Benzema, duket se i solli fat këtij të fundit, i cili vetëm 5 minuta më vonë, shënoi edhe golin e tretë për Real Madridin, që ishte edhe goli i kualifikimit.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy