Moise Keane, përsëri në listën e Atletico Madridit

Moise Keane, përsëri në listën e Atletico Madridit

Ecuria shumë e mirë e Moise Kean, përsëri po shoqërohet me interesin e një klubi të rëndësishëm, sidomos në Spanjë.

Bëhet fjalë për Atletico Madridin, i cili e pretendoi edhe në të kaluarën golashënuesin.

Ishi i Juventusit po befason me Fiorentinën në sezonin aktual duke qenë se ka gjetur në 11 raste rrugën e rrjetës në 14 sfida.

Natyrisht, cilësitë e 24 vjeçarit janë të padiskutueshme, momentalisht ndër më të spikaturit në Serinë A.

Diego Simeone ka theksuar se e mirëpret në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ pasi flitet për një lojtar shumë potent në aspektin fizik dhe gjithashtu tejet i aftë për të arritur tek goli.

Qëndrimi tek ‘’ Vjollcët ‘’ është vënë në dyshim në kohët e fundit, ndoshta edhe për arsye të interesit të ‘’ Los Rojiblancos ‘’.

Drejtuesit e kryeqytetasve me në krye ‘’ El Cholon ‘’ janë shumë ambiciozë dhe synojnë ti dërgojnë në majat e futbollit spanjoll dhe europian në vijimësi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy