
Trajneri i PSG, Mauricio Pochettino, foli për mediat, pas eliminimit të skuadrës së tij nga Champions League. Ai u shpreh se francezët ishin superiorë ndaj Real Madrid, ndërsa shtoi se goli i parë i Benzema duhej anuluar.
Është një faull nga Benzema ndaj Donnarumma që nuk u akordua. Në atë moment ne u tronditëm tepër dhe kjo ndjenjë e padrejtësisë ndikoi keq. Ato pesëmbëdhjetë minuta nuk dinim të menaxhonim emocionet sepse ishim ekipi më i mirë.
Nuk mund ta shpjegoj. Mendoj se ishim superiorë, por nuk ia dolëm ta menaxhonim ndeshjen. Ne duhet të qëndrojmë të qetë në këtë pikë. Ajo që duhet të ndodhë, do të ndodhë. Ne konkurruam për të fituar dhe tani duhet të rikuperohemi nga një goditje kaq e fortë.



