Publikohen formacionet e të dy skuadrave në prag të sfidës Partizani- Teuta.

Për skuadrën e kuqe, rikthehet Boldor në qendër të mbrojtjes, ndërkohë që nuk ka ndryshime nga ndeshja e derbit.
Sulmi do të formohet nga dyshja Brown- Bardhi, të cilët do të mbështeten nga Cinari, që do të luajë në mesfushën në formë rombi.
Fitorja e Laçit pak momente me parë ndaj Bylisit, e ka zbritur Partizanin në vend të katërt. Fitorja bëhet detyrim, ndërkohë që durrsakët kanë vetëm 2 pikë më pak.
Ndeshja luhet në stadiumin “Selman Stermasi”, ku vihet re interesim i pakët i tifozërisë.



