
Me Antonio Conten në stol Napoli është rikthyer në skuadrën e dikurshme, e cila vijon të luftojë për fitimin e Scudettos.
Traineri nga Lecce i ka ndryshuar bardhekaltërit, i cili vijon të punojë me shumë përkushtim për të arritur sukseset në të ardhmen.
Ishi i Juventusit asnjëherë nuk e ka shmangur vëmëndjen nga merkatoja e verës, e cila do të jetë një periudhë determinante për Napolin.
Dejan Kulusevski është bërë pjesë e planeve të 55 vjeçarit, një ekspert në stol, i cili ka lënë gjurmë tek çdo ekip që ka drejtuar, përfshirë edhe kombëtaren ‘’ Trikolor ‘’.
24 vjeçari është pëlqyer gjithmonë nga numri një i stolit, i cili spikat për përshtatjen në disa pozicione të ofensivës dhe natyrisht për mënyrën se si driblon.
Sipas ‘ Calciomercatos ‘, Antonio Conte i ka kërkuar presidentit Aurelio Di Laurentis të lëvizë çdo gurë për ta transferuar Dejan Kulusevskin në ‘’ Diego Armando Maradona ‘’ në përfundimin e sezonit me objektivin e përforcimit të repartit të avancuar të italianëve.
Flitet se oferta e kreut të ‘’ Azurrëve ‘’ mund të kapë 30-40 milionë eurot, një shifër e konsiderueshme për këtë lojtar, i cili e njeh shumë mirë këtë ekip për arsye të së kaluarës në Itali.
Ndërkohë, drejtuesit e Tottenhamit, kryesisht traineri Ange Postecoglou janë shumë të kënaqur me rendimentin e Dejan Kulusevskit dhe synojnë të vendosin barrierat përkatëse për ta evituar largimin nga ‘’ White Hart Lane ‘’.
Janë bërë katër sezone për nordikun në rradhët e ‘’ Gjelave të Londrës ‘’, një kockë e fortë në Premier League dhe kompeticionet europiane.



