
Eros Grezda ka ndryshuar sërish skuadër, teksa tashmë do të vazhdojë karrierën në Turqi. Sulmuesi shqiptar është prezantuar ditën e sotme te skuadra e Manisa, në kategorinë e dytë në kampionatin turk.
Në sezonin e fundit, 27-vjeçari ishte pjesë e Sibenik në Kroaci, me të cilët u aktivizua në 12 ndeshje dhe shënoi 2 gola.
Më herët Grezda është aktivizuar edhe me skuadra si Osijek dhe Lokomotiva në Kroaci, Zalaegerszeg në Hungari dhe Rangers në Kroaci.



