Shoqatat rajonale, Fino: U abuzua për vite të tëra, ka ardhur koha për futboll të pastër

Shoqatat rajonale, Fino: U abuzua për vite të tëra, ka ardhur koha për futboll të pastër

Kandidati për president të FSHF-së, Bashkim Fino, e cilëson mashtrim dhe abuzim shumëvjeçar përdorimin e shoqatave rajonale të futbollit. Në një postim në “Facebook”, Fino shprehet se këto shoqata fantazmë kanë funksionuar në mënyrë të paligjshme për vite të tëra, duke përlyer edhe figura të njohura të sportit, pa dijeninë e tyre.  

Sqarim për keqdashësit e futbollit

Pastërtia dhe drejtësia në futboll është pika më kryesore e platformës sime. Më vjen keq që për kaq vite është abuzuar me ilegalitet dhe shoqata fantazmë. Më vjen keq që për kaq vite është mashtruar një komunitet i tërë futbolli. Më vjen keq që disa persona kanë pretenduar në mënyrë joligjore që janë përfaqësues të disa organizimeve që merren me fëmijët, me të ardhmen e vendit tonë. Më vjen keq që disa figura të njohura të sportit janë keqpërdorur ligjërisht. Të gjithë këto figura të njohura të sportit kanë thënë njëzëri:  "Nuk dimë gjë për pjesën e regjistrimit dhe pjesën ligjore. Ato i ka marrë përsipër Federata". Drejtësia vonon, por nuk harron. Deri në fund, për një futboll të pastër dhe të ligjshëm.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy