
Është mbyllur koha e rregullt, në ndeshjen mes Tiranës dhe Dinamos, aty ku bardheblutë kryesojnë 2-0. Autorët e golave janë Gjumsi në minutën e 36-të dhe Limaj në minutën e 78-të me penallti.
Kështu ndeshja shkon në shtesa, pasi në sfidën e parë në Kupë, ishte Dinamo që fitoi me të njëjtin rezultat.
Në rast se shifrat nuk ndryshojnë as pas 30 minutave shtesë, atëherë fituesi do të zgjidhet nga penalltitë.
Skuadra që kualifikohet në këtë raund, do të përballet me Partizanin në çerekfinalen e Kupës.



