UEFA i akordon FSHF-së mbi 480 mijë euro nga fondi i solidaritetit

UEFA i akordon FSHF-së mbi 480 mijë euro nga fondi i solidaritetit

Federata Shqiptare e Futbollit ka bere te ditur se UEFA ka akorduar nje fond solidariteti për klubet e kategorisë superiore. Ky fond akordohet nga përfitimet e Champions League për edicionin 2015-16. Ai do të shpërndahet në mënyrë të barabartë për skuadrat që morën pjesë në kategorinë superiore për edicionin 2014-2015. Nuk do të përfitojë nga ky fond skuadra e Skënderbeut, e cila ka qenë pjesëmarrëse në fazën e grupeve të UEFA Europa League të edicionit 2015-2016.

Shuma e akorduar nga UEFA, sipas FSHF-se, është afërsisht 486 314 euro. Çdo klub do të përfitojë afërsisht 54.000 euro.

Sot, FSHF është njoftuar zyrtarisht për këtë fond me anë të një shkrese që ka mbërritur nga UEFA. Klubet e futbollit do ta përfitojnë këtë fond, pasi të paraqesin një projekte për zhvillimin e futbollit të të rinjve dhe ndalohet përdorimi i fondit për qëllime të tjera. Gjithashtu, në projektet që do të paraqesin, klubet duhet të jenë minimalisht me 30% të shumës së përgjithshme, bashkëfinancues. Projektet do të shqyrtohen dhe miratohen nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF. Zbatimi i tyre do të monitorohet nga UEFA dhe FSHF. Fondet do të vihen në dispozicion të projekteve të paraqitura duke filluar nga janari i vitit 2017.

Po sot, të gjitha klubeve të kategorisë superiore, Federata Shqiptare e Futbollit u ka nisur një shkresë zyrtare, ku i sqaron në lidhje me proçedurat dhe ecurinë e proçesit të pagesës së fondit te solidaritetit, në mënyrë që të jenë të qartë për mënyrën se si do të proçedohet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy