Mesazhi racist ndaj Rashford, policia arreston trajnerin 50-vjeçar

Mesazhi racist ndaj Rashford, policia arreston trajnerin 50-vjeçar

Policia britanike ka arrestuar një trajner të të rinjve në Angli, për shkak të një mesazhi racist të postuar në profilin e tij në “Twitter”. Trajneri Nick Scott u arrestua pasi në profilin e tij, ishte postuar një mesazh racist ndaj sulmuesit të Anglisë, Marcus Rashford, pasi humbi penalltinë në finale ndaj Italisë, ku i kërkohet që të rikthehet në vendin e tij.

Policia pasi ka parë mesazhin e ka arrestuar menjëherë trajnerin 50-vjeçar. Megjithatë ai ka mohuar ta ketë bërë një gjë të tillë, duke deklaruar se llogaria e tij është vjedhur.

Pasi e arrestoi dhe mori në deklaratë trajnerin, policia e la atë të lirë, por gjithsesi është nën hetim nëse mesazhi është publikuar nga ai vetë, apo ia kanë vjedhur ashtu siç edhe ka deklaruar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy