
Që prej finalizimit të eksperiencës me ‘’ La Furia Rojan ‘’ , ofertat për Luis Enriquen nuk kanë munguar.
Fillimisht ishte Federata e Brazilit, drejtuesit e të cilës e konsideruan zëvëndësuesin ideal të Tites dhe më pas Chelsea.
Por në orët e fundit sipas ‘ The Times ‘ edhe Tottenham Hotspuri është futur në garë për asturianin , pasi e ardhmja e Antonio Contes në ‘’ White Hart Lane ‘’ nuk është aspak e sigurtë.
‘’ Gjelat e Londrës ‘’ i dhanë para pak ditësh lamtumirën Champions Leagues në fazën e 1/8-tave kundër Milanit dhe momentalisht renditen në vendin e 4-tërt në Premier League .
Prej kohësh objektivi i ‘’ Spursave ‘’ mbetet pjesëmarrja në Champions League , të cilët së fundmi u eleminuan edhe nga Fa Cup nga Sheffield United në fazën e 1/8-tave .
Përgjegjësi kryesor i dështimeve sigurisht është traineri nga Lecce , i cili nëse do të largohet nga Londra , 52 vjeçari mund të marrë drejtimin e kryeqytetasve , rivalë të sikletshëm në çdo kompeticion pjesëmarrës.



