
E ardhmja e Franck Kessies me shumë gjasa do të jetë larg ‘’ Camp Nou ‘’ , lajm i përforcuar nga drejtuesit e Barcelonës, të cilët tashmë kanë përcaktuar çmimin për mesfushorin. Largimi i lojtarit nga Bregu i Fildishtë pritet ti mbushë me rreth 30 milionë euro arkat e spanjollëve , për të cilin sipas ‘ Sport ‘ është interesuar Al-Nassr. Arabët para pak kohësh transferuan edhe Marcelo Brozovic, objektiv i hershëm i Barcelonës, i cili i dha prioritet aspektit ekonomik . Momentalisht nuk ekziston një ofertë konkrete për ishi-n e Atalantës por besohet se shitja e tij do ti japë mundësine kuq e bluve për tu përforcuar dhe më pas të hidhen në sulm për goditjet gjatë kësaj merkatoje, e cila sapo ka filluar dhe parashikohet emocionuese dhe me të papritura deri në fund. Në këtë histori katalanasit do të dalin të fituar pasi në të kaluarën arritën akordin me 26 vjeçarin me parametër zero , lojtar që në sezonin e shkuar u aktivizua në 43 sfida nga traineri Xavi Hernandez dhe shënoi 3 gola me fituesit në fuqi të La Ligas.



