Flamurtari mposhti me shifrat e thella Dinamon ditën e sotme 5-1, në atë që ishte edhe ndeshja e fundit për javën e 7-të në Kategorinë e Parë.
Me këtë triumf, vlonjatët marrin kryesimin me 14 pikë, po aq sa ka edhe Dinamo e vendit të dytë.
Renditja më pas vazhdon me Korabin, Skënderbeun dhe Tërbunin me nga 12 pikë, Tërbuni me 10 pikë.
Vendi i 7-të për Besën që ka 9 pikë po aq sa edhe Luzi, ndërsa Apolonia, Lushnja, Besëlidhja dhe Burreli kanë nga 8 pikë.
Renditja mbyllet nga Tomori me 5 pikë dhe Turbina me vetëm 2 pikë.



