
E kaluara është një periudhë e veçantë e Juventusit që po e përdor si element për tu pasuruar në të ardhmen .
Paul Pogba vijon të jetë një preferencë absolute për Massimiliano Allegrin , lojtar për të cilin edhe Real Madridi dhe Paris St Germain nuk po heq dorë.
Kontrata deri në 30 qershorin e ardhshëm me siguri nuk do të rinovohet dhe dyert e ‘’ Old Traffordit ‘’ tashmë janë të hapura për 28 vjeçarin .
‘’ Zonja e Vjetër ‘’ kërkon të afrojë elementët që i kanë shkaktuar shumë triumfe juventinëve dhe Paul Pogba konsiderohet një ikonë e bardhezinvje të cilëve i dha shumë gjatë 4 sezoneve .
Gjatë qëndrimit në Torino Paul Pogba pati shumë privilegje dhe një ndër to ishte fakti i të qënit ndër më të mirët në rolin e tij dhe sigurisht Massimiliano Allegri pati shumë influencë në progresin e kampionit të botës me ‘’ Gjelat ‘’ .
Tashmë gjërat kanë ndryshuar tek torinezët sepse nuk po funksionojnë si disa sezone më përpara , ku s’njihnin rival në Serinë A por shpresat vijojnë të jenë të ndezura dhe do të përfitojnë nga mungesa e akordit të Paul Pogba me ‘’ The Red Devilsat ‘’ për t’ia rihapur dyert e ‘’ Allianz Stadium ‘’ aty ku ndihej një lojtar më shumë fat.
Ralf Rangnick nuk ka mundur ta përshtasë në skemat e tij dhe zërat për një largim nga ‘’ Pallati i Endërrave ‘’ kanë nisur të qarkullojnë për këtë lojtar që anglezët investuan 120 milionë euro për ta rikthyer në shtëpi.
6 vite tek Manchester United sigurisht kanë patur një lloj influence në mbarëvajtjen e anglezëve me të cilët numëron 223 sfida , 39 gola dhe 50 asiste por sipas ‘ Calciomercatos ‘ , Juventusi është tejet i interesuar për rikthimin e francezit sepse me prezencën e tij mesfusha do të kishte një tjetër përmbajtje .



