
Në kohët e fundit në adresën e mesfushorit Nicolo Barrella kanë mbërritur disa oferta interesante.
Sipas ‘ La Gazzetta dello Sport ‘, Manchester City është interesuar për transferimin e italianit në ‘’ Etihad ‘’ por me shumë gjasa nuk do ta arrijë objektivin për arsye se ishi i Cagliarit është drejt rinovimit të kontratës me Interin, e parashikuar deri në 2029-tën.
Simone Inzaghi e njeh shumë mirë potencialin e 27 vjeçarit dhe pret medoemos përfundimin e kësaj çështje, tejet deçizive për skuadrën e tij.
Vendimi i Nicolo Barrellas konsiderohet edhe një besim ndaj projektit ambicioz të ish kampionëve të Serisë A, kryefjala e të cilit është fitimi i titujve në të ardhmen.
Ish traineri i Lazios po bën një punë të shkëlqyer nën drejtimin e Interit, e reflektuar me fitimin e Superkupës se Italisë dhe kryesimin momental të kampionatit italian, pas 23 sfidave.
Fokusi është maksimal edhe në Champions League, kompeticion në të cilin Interin e pret Atletico Madridi, një kockë e fortë në Spanjë dhe jo vetëm.
Në lidhje me sfidat e të ardhmes, qëndrimi i peshave të rënda në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ mbetet prioritet për drejtuesit dhe Nicolo Barrella është një ndër ta.
Në sezonin aktual ka kontribuar me 2 gola dhe 3 asiste në 31 sfida dhe qartësisht prezenca e tij i jep një tjetër impakt lojës së Interit.



