“Kombëtarja të ndërtohet rreth Brojës dhe Asllanit”, Baku: Kemi bërë regres, duhet trajner tjetër

“Kombëtarja të ndërtohet rreth Brojës dhe Asllanit”, Baku: Kemi bërë regres, duhet trajner tjetër

Gazetari i sportit, Ervin Baku, mendon se Kombëtarja shqiptare, duhet ndërtuar rreth dy lojtarëve, sulmuesi Armando Broja dhe mesfushori Kristjan Asllani.

Në edicionin e lajmeve në MCN TV, Baku duke folur për Shqipërinë, u shpreh se Reja duhet të largohet dhe të vijë një trajner që t’i marrë maksimumin skuadrës, pasi sipas tij kemi një brez të shkëlqyer lojtarësh.

Nëse Broja nuk është gati, ky trajner e ka mbaruar ciklin. Unë mendoj se nuk do të rinovohet kontrata e tij në nëntor. Do ishte nja gabim fatal, nëse rinovojmë. Na duhet një trajner i zoti, për këtë brez të shkëlqyer lojtarësh. Ndoshta Federata duhet të bëjë një sakrificë.

Na duhet një trajner që t’i marrë më të mirën kësaj kombëtare. Kjo kombëtare duhet ndërtuar rreth Brojës dhe Asllanit. Ky trajner Brojën e ka menaxhuar shumë keq nga fillimi, nga ndeshja me Poloninë te ajo me Anglinë.

Ne fituam një Ligë vjet, që ishte e lehtë. Kemi bërë regres. Ne mundëm dy herë Hungarinë, me gola të Brojës, por shikoni ku është Hungaria sot. Izraeli na dha një leksion futbolli. Ne nuk bënim dot 3-4 pasa bashkë të sakta. Me këtë trajner Kombëtarja ka bërë regres. Kemi një grup të shkëlqyer, kemi një kombëtare shumë të mirë në krahasim me 2016. Lojtarët duhet të ndjejnë peshën e fanellës. Lojtarët duhet të japin gjithçka për Kombëtaren.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy