
Sipas ecurisë së deritanishme, e ardhmja e Luka Modriç flitet se do të jetë në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.
Mesfushori, edhe pse së shpejti do të mbushë 40 vjeç po tregon cilësitë në fushë, dëshira e të cilit është varja e këpucëve në gozhdë me bluzën e ‘’ Los Blancos ‘’.
Drejtuesit, tashmë të entuziazmuar me dëshirën e ishi-t të Tottenhamit po mendojnë zgjatjen e kontratës për më tej por me kushtin e reduktimit të pagës aktuale, sipas të përditshmes ‘ La Cadena Ser ‘.
Shpërthimi i lojtarëve të rinj e ka detyruar kroatin të ulet shpeshherë në stol, vendim mëse llogjik i trainerit Carlo Ancelotti duke marrë parasysh moshës e tij.
Gjithsesi kontributi ndër vite asnjëherë nuk do të harrohet nga drejtuesit dhe tifozeria e zjarrtë, i cili ka fituar gjithçka me të ashtuquajturit ‘’ Galaktikët ‘’.
Arritja në këto niveli e shëndërron automatikisht në një legjendë tek fituesit në fuqi të Champions Leagues, një ndër ekipet më të suksesshëm të historisë së futbollit.
Në sezonin aktual Luka Modriç ka kontribuar me 4 gola dhe 6 asiste në 40 sfida, i cili synon përmirësimin e vazhdueshëm.



