
Ish-futbollisti, Ermal Tahiri, foli në emisionin “Skaneri i Botërorit” në MCN TV, për humbjen e Gjermanisë ndaj Japonisë.
Sipas Tahirit, Japonia e ndryshoi lojën, me futbollistët që luajnë në Gjermani, ndërsa shtoi se trajneri gjerman, Flick gaboi me zëvendësimet.
Gjermania e nisi mirë. Qarkulloi topin, fitoi penallti dhe shënoi. Gjermania gaboi në pjesën e dytë. Kishin disa raste të mira dhe nuk shënuan. Ndërrimet që bëri Flick, ishin të gabuar. Mund të fuste lojtarë të tjerë. U prish loja komplet.
Kishte lojtarë që t’i fuste dhe mund ta bënte ekipin më të shpejtë. Japonia ka 5 lojtarë që luajnë në Gjermani, futi dy lojtarë që janë në stol në Gjermani dhe ndryshoi lojën.



