
Duke qenë se e ardhmja e Carlo Ancelottit parashikohet larg ‘’ Santiago Bernabeut ‘’, traineri italian në orët e fundit i ka rekomanduar drejtuesve të Real Madridit me në krye Florentino Perez Thiago Mottën për stolin.
Kandidatët për të marrë drejtimin e kryeqytetasve janë disa, duke filluar nga Xabi Alonso apo Zinedine Zidane ndër të tjerë, por nëse ishi i Milanit do të vendosë për Brazilin, konsideron se ish mesfushori, i cili deri më tani ka drejtuar në Serinë A Genoan, Spezian dhe Bolognan, mund të shëndërrohet në teknikun e ardhshëm të ‘’ Los Merengues ‘’.
Për 41 vjeçarin vënia në krye të stolit të spanjollëve sigurisht do të konsiderohej një privilegj dhe fakti se vlerësohet nga Carlo Ancelotti, tregon se braziliani e ka kapacitetin për të drejtuar një klub të këtyre niveleve.
Të jesh pjesë e Real Madridit përveçse është një sukses , njëkohësisht është një presion shumë i madh për arsye se pretendohen titujt në kompeticionet pjesëmarrëse në çdo sezon.



