
Edhe pse drejt hapave të fundit në karrierë, Leonardo Bonucci vijon të tregojë cilësitë tek Union Berlini.
Për italianin ka shfaqur interes Roma, skuadër që do tentojë ta rikthejë në Itali gjatë merkatos se janarit.
36 vjeçari mban mbi supe një eksperiencë të gjatë, sidomos tek Juventusi, skuadër me të cilën në të kaluarën fitoi shumë trofe të rëndësishëm në Itali.
Adaptimi i qendërmbrojtësit në Bundesligë nuk ka rezultuar i vështirë por si duket zemra ende i rreh për vendilindjen dhe në ketë rast ka mundësinë të performojë tek një rival direkt i torinezëve.
Negociatat kanë filluar dhe gjermanët synojnë të përfitojnë maksimalisht nga largimi i Leonardo Bonuccit por megjithatë drejtuesit e kryeqyetetasve kanë preferuar ta kenë asin nën mëngë për të evituar çdo situatë të pakëndshme.
Një tjetër objektiv i tyre për prapavijën është edhe Thilo Kehrer, i cili aktivizohet në rradhët e Paris St Germain.
Gjatë fazës së parë të sezonit performancat e Romës kanë lënë për të dëshiruar, fakt i reflektuar në renditjen në vendin e 8-të në Serinë A pas 16 sfidave, skuadër e cila ka hedhur një hap të rëndësishëm më tej me kualifikimin në grupet e Europa Leagues



