
Renato Sanches vazhdon të shkëlqejë në Francë, aty ku aktivizohet me skuadrën e Lille. Duke parë paraqitjet e shkëlqyera, në drejtim të mesfushorit kanë mbërritur interesime të shumta, ku Milan është një nga skuadrat që kërkon ta transferojë.
Vetë futbollisti ka folur për këtë, teksa në një intervistë për “L’Equipe”, ka zbuluar se në verë ishte pranë kalimit te Barcelona.
“Nëse nuk do të isha lënduar, do të kisha nënshkruar për Barçën këtë verë. Barça dhe Lille ranë dakord, kishte një marrëveshje mes palëve. Në fillim u trondita që, për një dëmtim, nuk mund të transferohesha në “Camp Nou”, por pastaj mendova për perspektivën. Futbolli ka të bëjë me ulje-ngritje dhe unë jam mësuar me të. Nuk mendova më për klubet e interesuara, por u fokusova në riaftësimin tim. Kur shkova te Bayerni, nuk isha gati të luaja për një klub kaq të madh, sot ndihem gati.
Milani? Po, është një klub i madh dhe historik dhe shumë stil… Më pëlqen. Edhe Arsenali ndoshta është interesuar, por nuk e di. Kam folur me përfaqësuesin tim, e di se cilat klube po telefonojnë dhe cilat jo, por tani nuk mund ta them më shumë. E di që jam gati. Nëse një ofertë vjen, do të shoh çfarë është më e mira për mua”, u shpreh Sanches.



