Trajneri i Dinamos, Bledi Shkëmbi, për “Skaner” në MCN TV, tha se është sulmuar nga persona, të cilët duan t’i marrin vendin e punës.
Në lidhje me këtë, Sulejman Starova, u shpreh se Shkëmbi duhet të përmendë emra, në mënyrë që të luftohet ky fenomen.
“Shkëmbi duhet të kishte përmendur disa emra, që ta luftojmë këtë fenomen, për ata që i kanë ndërhyrë te puna. U bë mirë që e përmendi këtë. Ky rast do emër mbiemër. Ne nuk e dimë për kë e ka.
Bledi e kupton që çdo njeri në studio mund të japë mendimin. Por fakti që la të nënkuptohet se kjo ka prishur harmoninë, është problem. Është një fenomen që ka ndodhur edhe në të kaluarën.”, u shpreh Starova.



