
Në vitet e fundit Mohamed Salah sigurisht është konsideruar një referent i padiskutueshëm në repartin e avancuar të Liverpoolit.
Egjiptiani i ka qëndruar besnik ‘’ Të Kuqve ‘’ pavarësisht ofertave tunduese, sidomos nga Arabia Saudite.
Tashmë me 32 vite mbi supe vijon ende të tregojë kualitetin dhe drejtuesit e ish kampionëve të Champions Leagues pretendojnë t’ia rinovojnë kontratën.
Ishi i Romës e përfundon aktualen në fundin e sezonit dhe të qënit lider i një ekipi me një histori suksesi në çdo kompeticion natyrisht ia ka shtuar dëshirën krerëve që ta kenë pjesë edhe në të ardhmen.
Me Arne Slot në stol ka filluar një etapë e re, skuadër e cila synon të fitojë tituj të rëndësishëm, pavarësisht se vështirësitë janë të dukshme për arsye të rivalitetit të ashpër ndërmjet ekipeve.
Merkatoja e verës do të jetë një tjetër mundësi për anglezët për t’ia arritur qëllimit sepse golashënuesi është një ndër më cilësorët në qarkullim.
12 gola dhe 10 asiste në 18 sfidat e deritanishme janë një statistikë që meriton të merret në konsideratë, e cila ia rrit vlerat afrikanit.



