Dani Ceballos, në listën e Atletico Madridit

Dani Ceballos, në listën e Atletico Madridit

Pas rikthimit nga huazimi tek Arsenali, Dani Ceballos ende po has ulje-ngritje tek Real Madridi, fakt i cili e ka vënë në dyshim qëndrimin në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.

Për ishi-n e Real Betisit, drejtuesit e Atletico Madridit kanë ndezur motorret, lojtar me shumë eksperiencë, sidomos në La Liga.

Për 27 vjeçarin ka rezultuar shumë i vështirë fitimi i një vendi titullari në 11-shen e Carlo Ancelottit dhe ‘’ Los Colchoneros ‘’ do të synojnë ta transferojnë në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ gjatë merkatos së verës.

Lajmi është publikuar nga specialisti Ekrem Onur dhe flitet për një lojtar shumë teknik, i cili mund të adaptohet në disa pozicione të mesfushës.

Edhe pse kontrata e Dani Ceballos me ‘’ Galaktikët ‘’ përfundon në korrikun e 2027-tës, mungesa e minutave ndoshta mund t’ia vërë kapakun eksperiencës tek kjo skuadër në fundin e sezonit.

Stili i lojës së andaluzit konsiderohet i duhuri për lojën që zhvillon Atletico Madridi, i cili do të ishte një vlerë e shtuar për skemat e Diego Simeones.

19 sfida, të shoqëruara me 1 gol janë statistikat e sezonit aktual lojtarit nga Utrera, nga i cili pritet reagimi në vijimësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy