Përforcimi i mbrojtjes, prioritet për Bayern Munchenin

Përforcimi i mbrojtjes, prioritet për Bayern Munchenin

Humbja turpëruese në mbrëmjen e djeshme në ‘’ Camp Nou ‘’ kundër Barcelonës i ka lënë një shije të hidhur drejtuesve të Bayern Munchenit.

Gjermanët  u mposhtën 4-1 nga katalanasit të cilët kanë ndryshuar totalisht nën drejtimin e Hansi Flickut.

Traineri i bavarezëve Vincent Kompany ende nuk po adaptohet tek ish rekordmenët e Bundesligës, skuadër në të cilën presioni është shumë i madh dhe gabimet sidomos në ndeshjet deçizive nuk tolerohen.

Kjo disfatë menjëherë ka vënë në lëvizje drejtuesit për ta ndryshuar këtë situatë, të cilët kanë filluar ti bëjnë llogaritë në lidhje me merkaton vijuese.

Do të ndërhyhet kryesisht në prapavijë, një repart i cili po shfaq probleme në këtë fazë të parë të sezonit. 

Tashmë kanë filluar të analizohen disa element për ti ardhur në ndihmë Bayern Munchenit, një ekip që gjithsesi të fut frikën.

Siç dihet gjithmonë aspirohet për të fituar titujt e rëndësishëm në Gjermani dhe Europë por duke patur parasysh rivalitetin i cili ashpërsohet me kalimin e kohës, duhet medoemos të zhvillosh një merkato cilësorë për të evituar ulje-ngritjet në vijimësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy