Paris St Germain prezanton Asension

Paris St Germain prezanton Asension

Pas Milan Skrinar, Paris St Germain ka arritur edhe marrëveshjen e dytë në këtë merkato. Marco Asensio do të jetë pjesë e francezëve deri në 2027-tën, lojtar që do të provojë veten tek një tjeter ekip shumë i fortë në çdo kompeticion , kandidat potencial për ta fituar Champions Leaguen në të ardhmen. Mbi këtë hap të rëndësishëm në karrierë , ishi i Real Madridit është shprehur : “ Mezi po pres t’iu bashkohem shokëve dhe ta filloj këtë eksperiencë me Paris St Germain . Do të jap maksimumin dhe shpresoj ti realizojmë objektivat në të ardhmen ‘’, ishin fjalët e mesfushorit. 27 vjeçari fitoi 19 tituj me ‘’ Galaktikët ‘’ , ndër të cilët spikasin tre Champions League . Megjithatë parashikohen të tjerë transferime në ‘’ Parque de Prince ‘’ dhe emrat më të lakuar jane Kang In Lee, Lucas Hernandez për prapavijën , pa harruar as uruguajanin Ugarte , ish lojtar i Sporting Lisbonës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy