
Rikthimi tek titujt mbetet objektivi kryesor i Manchester United për të ardhmen dhe tek anglezët priten disa ndryshime në merkaton e verës.
‘’ Djajtë e Kuq ‘’ po zhvillojnë një sezon pozitiv , edhe pse në Premier League e kanë të humbur luftën , por vijojnë të pathyeshëm në Europa League dhe në Fa Cup , kompeticion në të cilin do të masin forcat në dy sfida , të vlefshme për çerekfinalet kundër Sevillas , një ekip ekspert dhe i suksesshëm dhe gjithashtu kundër Brightonit në gjysëmfinale.
Në listën e Erik Ten Hag përfshihen lojtarë si Donny van de Beek , Victor Lindelof apo Harry Maguire , të cilët nuk i kanë përmbushur pritshmëritë e hollandezit.
Siç njihet botërisht , Manchester United është një ndër klubet më të fuqishëm në aspektin ekonomik dhe të suksesshëm në historinë e futbollit , sidomos në Angli dhe merkatoja e verës e cila do të startojë zyrtarisht në 1 korrik , sigurisht pritet që të jetë determinante për vazhdimësinë e 20 herë kampionëve të Premier Leagues në çdo kompeticion pjesëmarrës.



