
Atletico Madridi së fundmi i është rikthyer interesit për Dominik Szoboszlai, lojtar të cilin nuk mundi ta transferojë në merkaton e kaluar të verës . Refuzimi i Leipzigut u bë për arsye se është një ndër lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës por kampionet në fuqi të La Ligas nuk pranojnë të dorëzohen për talentin hungarez.
Mirëpo drejtuesit e Leipzigut kanë vendosur të dëgjojnë oferta duke filluar nga 60 milionë euro , sipas raportimeve të gjermanes ‘’ Bild ‘’ . Në këtë mënyrë gjermanët i japin një vlerësim të veçantë 21 vjeçarit duke qenë se mund të dalin shumë të fituar në merkato sepse pas dere është një ekip që ka dominuar sezonin e fundit në Primera Division .
Pavarësisht se për shërbimet e tij janë disa skuadra të njohura në luftë, pretendimi unik i mesfushorit të talentuar është rikuperimi i nivelit optimal në fushën e lojës sepse po vuan një dëmtim të rëndë që e ka lënë jashtë për një kohë të gjatë , por megjithatë ‘’ Los Colchoneros ‘’ nuk duan të sprapsen për një lojtarë të këtij niveli .
Kështu që Dominik Szoboszlait i nevojitet një kohë e përcaktuar për tu rikthyer më i fortë në fushat e blerta por do të jetë nën vëzhgimin konstant të numrit një të kryeqytetasve Diego Simeone .
6 gola dhe 3 asiste në 15 ndeshje shtuar këtu lojën e mrekullueshme të zhvilluar me të drejtë e kane vënë në fokusin e një prej bishave të trainingut por merkatoja e ardhshme do të japë një verdikt më të qartë për ishi-n e Salzburgut.



