Pas trajnerit Skënder Gega, nga Kukësi është larguar edhe kroati Pero Pejic, i cili mbante rolin e drejtorit sportiv.
Rezultatet zhgënjyese në këtë start të kampionatit, kanë sjellë ndryshime në pankinën e Kukësit.
Largimin, e ka komunikuar vetë Pejic, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Është koha për të thënë mirupafshim. Ishte kënaqësi të punoj me ju. Faleminderit Kukësi dhe Safet Gjici që më dhanë mundësinë të punoj dhe të përmirësohem në sfidën e re si drejtori sportiv dhe trajner.
Faleminderit për mbështetjen dhe respekt të madh për tifozët. Uroj gjithë të mirat në të ardhmen.



