Alessio Romagnoli është prezantuar si lojtari më i ri i Lazios, pasi u largua nga skuadra e Milanit.
Në fjalët e para si lacial, mbrojtësi u shpreh se me transferimin te bardhekaltrit, ka realizuar ëndrrën e tij. Për sa i përket krahasimit të dy trajnerëve, ai u shpreh se Sarri praktikon lojë më taktike se Pioli, e cila i përshtatet lojtarit.
Me transferimin te Lazio është përmbushur ëndrra ime më e madhe, edhe familja ime është lumturuar së tepërmi. Pritja e tifozëve ishte madhështore dhe tashmë duhet t’ia ripaguaj në fushë. Tani jam më mirë fizikisht se disa ditë më parë.
Sa i takon trajnerit Mauricio Sarri, ai aplikon një lojë më taktike se Pioli. Më pëlqen më shumë dhe i përshtatet karakteristikave të mia, ky grup lojtarësh është shumë i fortë. Ia kam thënë edhe Tares. Duhet të synojmë kualifikimin në Champions.



