Pochettino kërkon Kane tek Parisi

Pochettino kërkon Kane tek Parisi

 Largimi i Thomas Tuchel nga Parisi i ka krijuar shansin  kryeqyetasve për një ecuri shume pozitive.  Me Mauricio Pochettinon në stol kampionët në fuqi të Ligue 1 kanë mundur ta ndryshojnë impaktin në fushë dhe kanë bërë një evolucion të dukshëm drejt sukseseve .   Qëndrimi në luftë për fitimin e të gjithë trofeve  gjatë këtij sezoni ia ka shtuar automatikisht kërkesat  argjentinasit për riformulimin e ekipit në lidhje me vijuesin . Interesi i ishi-t të Tottenhamit është përqëndruar tek sulmuesi i londinezëve dhe njëkohësisht tek  ish nxënësi i tij Harry Kane. 

Sipas portalit ‘’ Daily Star ‘’  49 vjeçari e ka futur  në listën e emrave të merkatos golashënuesin sepse është i ndërgjegjshëm se një transferim i mundshëm në ‘’ Parque De Prince ‘’ do t’ia shtonte kreditet ‘’ Les Pariziens ‘’ për të ngritur një herë e mirë trofeun e shumëmunguar në Paris siç është Uefa Champions League .   Në rast se do të përshëndetej përfundimisht me shtëpinë e deritanishme të tij si ‘’ White Hart Lane ‘’  Harry Kane do të gjente një skuadër yjesh me emra si  Neymar dhe Mbappe dhe do ti parashtronte rrugën idesë së ngulitur thellë në mëndje siç është  fitimi i titujve , dëshirë që Parisi do t’ia siguronte plotësisht .

  Rekordmenët e Francës  do të kenë punë për të bërë në vazhdim  sepse domosdoshmërisht duhet të plotësojnë kërkesën e presidentit Daniel Levy  i cili  është i gatshëm të përshëndetet me bomberin e  ‘’ Spursave ‘’ për shifrën e 120 milionë eurove , mezash që tregon se topi tashmë do të kalojë në krahun e Nasser Al Khelaifit për ta bërë efektiv operacionin në fjalë . Fakti i të qënit një ndër institutionet më të pasura si në anën sportive ashtu edhe në atë ekonomike jo vetëm që i krijon shpresën për  firmosjen me Harry Kane-n por e afron këtë të fundit me  plotësimin e ëndërrës së mbetur në sirtar e cila është fitimi i titujve .

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy