Lewandowski i vetëofrohet Real Madridit

Lewandowski i vetëofrohet Real Madridit

Orët e fundit Real Madridi ka marrë një lajm shumë entuziazmues .  Sulmuesi Robert Lewandowski ka shprehur dëshirën për tu transferuar në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ dhe të shijojë siç i  ka endërruar vitet e fundit të karrierës në elitën e futbollit europian .

Golashënuesi polak  e finalizon kontratën me bavarezët në 2023- shin dhe këtë lajm bombastik e ka deklaruar As dhe Calciomercato .

 Karriera e 33 vjeçarit shënoi një rritje të konsiderueshme sidomos pas transferimit në ‘’ Allianz Arena ‘’  në merkaton e 2014-tës dhe që nga ajo kohë është shëndërruar në një emblemë  tek gjermanët.  

‘’ Galaktikët ‘’ sigurisht që kanë shumë të drejtë të festojnë pas kësaj deklarate  sepse  të kesh në  skuadër një sulmues rekordmen patjetër që thekson një sukses më vete . Sezoni aktual flet dukshëm me superlativa për lojtarin nga Varshava sepse në 13 takime ka arritur 10 gola  duke ndjekur linjën e viteve të kaluara sidomos në sezonin 2020-2021 të cilin e finalizoi me 49 gola dhe atë të 2019-2020-tës  me 55 gola .

 Pa dyshim që statistika të këtyre përmasave  janë pothuajse të pamundura për tu superuar nga lojtarë me emër të cilat njëkohësisht evidentojnë vlerat që mbart ishi i Borussia Dortmundit .

Rruga e suksesi natyrisht  që është konkluduar edhe me kandidaturën e Robert Lewandovskit për fitimin e  Topit të Artë , çmim që duhet ta fitonte në vitin e kaluar por  nuk u bë i mundur për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Në shumë raste gjatë karrierës futbollistë të njohur e kanë shprehur dëshirën për tu bërë pjesë e ‘’ Galaktikëve ‘’ dhe  me këto statistika të arritura  Robert Lewandowski është një kandidat potencial për të veshur bluzën e kryeqytetasve .

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy