
Krahu i djathtë i mbrojtjes vijon të krijojë nje dhimbje të shpeshta koke Carlo Ancelottit . Dëmtimi i Dani Carvajal e ka përkeqësuar gjendjen tek Real Madridi por traineri italian nuk e ka lënë me kaq dhe menjëherë ka spikatur zëvëndësuesin e spanjollit.
Pavarësisht objektivit për të firmosur me Erling Haaland dhe Kylian Mbappe ‘’ Galaktikët ‘’ duan të përforcojnë prapavijën dhe janë fokusuar tek Joakim Maehle .
Pas performancës shembullore në Europian , danezi ka ditur të adaptohet shumë shpejt tek ‘’ La Dea ‘’ dhe i ka plotësuar me përpikmëri kërkesat e Gian Piero Gasperinit dhe shumë shpejt është përfshirë në planet e spanjollëve . Gjithsesi kryeqytetasve do ti duhet të luajnë një derbi me Atleticon për 24 vjeçarin i cili konsiderohet ndër lojtarët më premtues dhe bergamaskët kanë fatin ta kenë në gjirin e tyre .
Kontrata e ishi-t të Genkut me Atalantën mbetet në fuqi deri në 30 qershorin e 2025- sës por futja në luftë e ‘’ Los Blancos ‘’ pavarësisht se është një privilegj për talentin nordik konsiderohet gjithashtu një shans për progres tek një ndër klubet më të suksesshëm në botë.
Duke njohur potencialin e kësaj skuadre, zikaltërit mund ta konsiderojnë largimin e Joakim Maehle-s nga ‘’ Gewiss Stadium ‘’ dhe të fuqizohen në aspektin ekonomik për ta vënë në dispozicion të prurjeve të reja .



