
Te Genoa po mendojnë për shkarkimin e trajnerit Davide Ballardini, pas rezultateve aspak pozitive të skuadrës kuqeblu.
Dy ndeshjet e radhës, ndaj Venezias dhe dhe Empolit do të jenë vendimtare për Ballardinin, të cilin do e shpëtonin nga shkarkimi vetëm, dy fitore.
Në rast se kjo nuk ndodh, atëherë drejtuesit pritet ta shkarkojnë 57-vjeçarin dhe e kanë gati listën për zëvendësuesit. Sipas asaj që zbulojnë mediat italiane, në listë janë 3 ish të Milanit.
Bëhet fjalë për Andrea Pirlon, i cili në sezonin e fundit drejtoi Juventusin, Gennaro Gattuso që drejtoi Napolin, por edhe një njohës i vjetër i kampionatit si Roberto Donadoni.
Tre trajnerë të njohur, me drejtuesit që pritet të bëjnë zgjedhjen e tyre në javën e ardhshme, për të tentuar ringirtjen e skuadrës, nëse kjo nuk vjen me teknikun aktual.



