
Vështirësitë e hasura së fundmi nga Alexander Sorloth sigurisht janë shoqëruar me kritika të shpeshta nga drejtuesit e Atletico Madridit dhe tifozeria e zjarrtë.
Traineri Diego Simeone tashmë nuk e konsideron titullar të padiskutueshëm dhe në orët e fundit është menduar për një tjetër komponent.
Dusan Vlahovic është ripërfshirë në listën e argjentinasit, një trainer i cili e njeh shumë mirë Atletico Madridin, falë të cilit kjo skuadër është një ndër më të vështirat për tu mundur, në Spanjë dhe më gjerë.
Ndërkohë, drejtuesit e Juventusit nuk e shikojnë golashënuesin pjesë të së ardhmes, fakt i cili mund të konsiderohet një avantazh për kryeqytetasit.
Momentalisht traineri 55 vjeaçar po e analizon me shumë kujdes hapin e rradhës, i cili mund të konkretizohet gjatë merkatos së dimrit ose asaj të verës.
Ishi-n e Villarealit e presin sfida të rëndësishme në vijimësi dhe nëse kjo situatë s’do të ndryshojë, golashënuesi i ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ është zgjedhja e parë e të ashtuquajturit ‘’ El Cholo ‘’.



