Filipe Luis, opsion për stolin e Liverpoolit

Filipe Luis, opsion për stolin e Liverpoolit

Tek Liverpooli po përjetohet një situatë kritike në lidhje me performancat.

Të besuarit e Arne Slot kanë humbur gjashtë nga shtatë sfidat e fundit dhe tashmë në ‘’ Anfield Road ‘’ është ndezur sinjali i alarmit. 

Tek një ekip si ‘’ Të Kuqtë ‘’ kjo situatë konsiderohet e patolerueshme dhe drejtuesit po i lëvizin gurët në lidhje me një tjetër trainer. 

Sfidat vijuese kundër Aston Villas, Real Madridit dhe Manchester City-t do të jenë tejet përcaktuese për të ardhmen e strategut por megjithatë në orët e fundit ka filluar të qarkullojë një tjetër emër për pankinën në kampin e anglezëve. 

Bëhet fjalë për Filipe Luis, i cili aktualisht drejton Flamengon. Ish mbrojtësi po bën një punë shumë të mirë tek brazilianët, i pretenduar edhe nga Atletico Madridi. 

Ndërkohë, për Arne Slot çdo sfidë do të jetë një finale dhe nëse nuk i arrin objektivat lamtumira do të jetë e pashmangshme. 

Tifozeria dhe drejtuesit presin që situata tek ekipi i zemrës të ndryshojë, një ndër më të rëndësishmit në Angli, gjithashtu tejet cilësor edhe në kompeticionet europiane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy