
Momentalisht Alphonso Davies vijon të tregojë se mbetet një ndër mbrojtësit e majtë më të spikatur në kontinentin e vjetër.
Prej kohësh Real Madridi pretendon të marrë shërbimet e kanadezit, për të cilin do të zhvillojë një sfidë të vështirë kundër Manchester United.
‘’ Djajtë e Kuq ‘’ përbëjnë një rrezik jo vetëm për ‘’ Galaktikët ‘’ por edhe për çdo ekip tjetër për arsye të potencialit në aspektin ekonomik, i cili në shumë raste e ka nxjerrë fitimtar.
Tek 24 vjeçari i Bayern Munchenit spikat sidomos shpejtësia, cilësi me të cilën vë në siklet çdo rival.
Kontrata me ish rekordmenët e Bundesligës i skadon në 2025-sën por gjatë merkatos së janarit pritet që drejtuesit e spanjollëve dhe ato të anglezëve të japin maksimumin për arritjen e një marrëveshjeje me ishi-n e Vancouver Whitecaps.
Një tjetër aspekt i cili duhet të merret parasysh është paga e Alphonso Davies, e cila vlerësohet në 240 mijë stërlina në javë, natyrisht e justifikuar nga paraqitjet e tij.
Sigurisht kjo sfidë ndërmjet 20 herë kampionëve të Premier Leagues dhe atyre në fuqi të Champions Leagues premton shumë emocione, për një lojtar i cili në çdo sezon pretendohet nga ekipet e elitës.



