
Juventusi mori një fitore të rëndësishme, teksa mposhti me rezultatin 3-0 Lecce-n në transfertë.
Dopieta e Vlahovic dhe goli i Bremer, i dha triumfin e pastër bardhezinjve të Allegrit.
Një fitore e artë për Juventusin, që merr kreun e renditjes në Serie A, me 52 pikë, 1 më shumë se Interi.
Vlen të përmendet se zikaltërit kanë një ndeshje më shumë për të zhvilluar.



