
Klubi i njohur anglez, Derby County që militon në Championship është duke u përballur me një situatë të vështirë. Federata angleze i ka zbritur klubit 12 pikë në renditje, për shkak të problemeve financiare.
Derby, që drejtohet nga Wayne Rooney, pas 8 javëve të para kishte grumbulluar 10 pikë, por me zbritjen e 12 pikëve nga federata, tashmë e sheh veten në fundin e tabelës me -2 pikë.
Problemet financiare duhet të zgjidhen sa më shpejt të jetë e mundur pasi federata i ka kërcënuar drejtuesit se në rast se kjo nuk realizohet, atëherë rrezikojnë t’iu zbresin edhe 9 pikë të tjera në renditje.
Derby tashmë është në kërkim të pronarëve të rinj dhe të gjithë në klub shpresojnë se një marrëveshje do të arrihet sa më shpejt.



