Newcastle , në garë për Declan Rice

Newcastle , në garë për Declan Rice

 Me shumë gjasa Newcastle United do të jetë një ndër ekipet që do të rikthehet në Europë  pas shumë vitesh.

Bardhezinjtë po zhvillojnë një sezon shumë të mirë, të mbështetur fuqimisht nga sheiku arab Mohamed Bin Salman, i cili  i ka shëndërruar anglezët në klubin më të pasur të botës aktualisht.

Në ‘’ St James Park ‘’ kanë filluar të bëhen llogaritë për të ardhmen  dhe fokusin kryesor pritet ta marrë merkatoja e verës. Shumë emra kanë qarkulluar dhe së fundmi Declan Rice i është bashkuar listës së ‘’ Las Urracas ‘’.

Sipas disa mediave angleze , mesfushori i West Hamit konsiderohet prioritet për Eddie Howen , i cili ka arritur një sukses historik me ‘’ The Hammers ‘’ , skuadër e kualifikuar në gjysëmfinalet e Europa Leagues.

Sezoni i shkëlqyer i 24 vjeçarit ka vënë në ndjekje të tij edhe Arsenalin , por sido që të jetë rezultati, drejtuesit e West Hamit janë treguar të palëkundur në lidhje me kërkesën për nxënësin e David Moyes, e cila arrin 100 milionë eurot.

Hyrja në garë e Newcastle United sigurisht konsiderohet një kërcënim për pretendentët e Declan Rice për arsyet që dihen tashmë , lojtar që e meriton kalimin tek një ekip elite në të ardhmen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy